Faza 2 e ‘Territoriales’ diskutohet në Konferencën e kryetarëve, opozita largohet: Tallje! Balla: Uroj të reflektojnë

Faza 2 e ‘Territoriales’ diskutohet në Konferencën e kryetarëve, opozita largohet: Tallje! Balla: Uroj të reflektojnë

foto ilustruese TIRANË-Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve lidhur me fazën e dytë të Reformës Territoriale po zhvillohet mes debateve nga përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës. Partia Socialiste ka kërkuar të ngrihet një Komision i Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale, ndërsa demokratët janë shprehur kundër.  PS ka propozuar që komisioni të ketë 16 anëtarë dhe një mandat 9-mujor për të shqyrtuar kuadrin ligjor, hartuar ndryshimet e nevojshme dhe ndjekur zbatimin e ndarjes së re territoriale, në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Në shenjë kundërshtimi ndaj vendimmarrjes në Kuvend, opozita ka braktisur mbledhjen. Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka akuzuar mazhorancën, se po i trajton në mënyrë të papërgjegjshme kërkesat e opozitës. Sipas saj synimi i Reformës nuk ishte përmirësimi i qeverisjes vendore,...