Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
‘Faturë fiktive për Ambasadën italiane’/ Dosja: Arkëtimi i lekëve u zgjidh falë ndërhyrjes së Xoxës
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, Ajola Xoxa, sipas dosjes së SPAK, kishte kontroll të plotë në funksionimin e OJF-ve që nga momenti i aplikimit për projekte në institucione shtetërore e deri te lëshimi i faturave fiktive duke përdorur dhe emra të personave që nuk ishin pjesë. Në dosje paraqitet rasti i italianit Domenico Chirici që rezulton të ishte kurator i një ekspozite tjetër, por emri i tij u përdor për të lëshuar një faturë për një event në të cilin nuk kishte marrë pjesë. Gjithashtu në dosje zbulohen dhe faturat fiktive për një projekt që kishin me ambasadën...