Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Fatos Lubonja: Narko-shteti ka krijuar njeriun e vet, që vlerë ka paranë
Analisti Fatos Lubonja ishte i ftuar në News 24 ku foli për aktualitetin politik pas zgjedhjeve të 11 majit, ku Partia Socialiste doli fituese me 83 mandate në Kuvend. Lubonja u ndal fillimisht te urimi i Ambasadës së SHBA-së, e cila uroi popullin shqiptar për zgjedhjet, por nuk përmendi Qeverinë. Ai tha se ka të bëjë me ndryshimin e administratës amerikane, e cila tashmë ka një qasje kritike ndaj establishmentit europian. “Ne kemi, jetojmë me mendësinë e vasalit. Që pret se çdo thotë perandoria për të legjitimuar vasalin. Ne presim nga perandoria. Ka një ndryshim nga ajo urimi që bëri Yuri Kim në atë kohë dhe tregon një lloj rezerve që shpjegohet me shumë gjëra, por shpjegohet me ndryshimin e administratës Biden dhe një administratë...