Fatmir Sulejmani: Ti s’ikën dot prej meje NANË. Ti je shpirti im, unë jam shpirti Yt…
Fatmir SulejmaniTi s’ikën dot prej meje NANË. Ti je shpirti im, unë jam shpirti Yt. Ti je Ajo që nuk mund të jetë askush tjetër. Je drita e syve, bota, fryma dhe rrota e jetës, ylli prijës, pjesa dritë e universit. Ti je dashuria që vazhdon, malli që zhurit, dhembja që s’pakohet, ëndrra që nuk soset, kujtimi që nuk tretet, kandili që nuk shymet, lindja dhe shkëlqimi diellor, kuptimi i të qenmit. Ti je gjithësia ime. Ti je Ajo që ishte, Ajo që është, Ajo që do të jetë përjetesisht, pambarimisht, pafundësisht. Ti je përlindja e përhershme. Ti je engjëlli mbrojtës, vitorja e shtepisë, kulmi i votrës, oxhaku që tymon, sofra me njerëz, zëri mjaltë i foshnjës, ninulla që rrit jetën. Ti je muza e...
Burimi:
kultplus.com