Burimi:
Telesport.al

Fati i sezonit zikaltër vendoset në dy javë, sfidat e tmerrshme për Interin nisin ndaj bavarezëve
👁14063
Mendja vetëm te ndeshja e radhës, pa “ekstremizma”. Interi, që po lufton në tri fronte, e di se duhet t’i menaxhojë mirë energjitë dhe rotacionin, mjafton të kujtojmë tensionin me të cilin Simone Inzaghi përjetoi fundin e sfidës ndaj Cagliarit (“mos vrapo”, “qëndro”, “mos u sforco”, fjalë të kapura nga kamerat, nga frika për ndonjë dëmtim tjetër). Natyrisht, është e qartë që zikaltërit do ta luajnë sezonin në dy javët e ardhshme dhe për këtë arsye do të duhet të mbështeten te formacioni i parë, përjashto mungesat për shkak dëmtimesh. Të mërkurën është kthimi ndaj Bayern Munich, që vlen kualifikimin në...