“Fat të mbarë, Victor” dhe “Faleminderit për gjithçka, Napoli”…; kontratë faraonike për sulmuesin nigerian

“Fat të mbarë, Victor” dhe “Faleminderit për gjithçka, Napoli”…; kontratë faraonike për sulmuesin nigerian

Tani është zyrtare: Victor Osimhen largohet përfundimisht nga Napoli dhe firmos me Galatasaray. Të dyja klubet kanë njoftuar transferimin e sulmuesit nigerian, i cili kalon te kampionët e Turqisë për 75 milionë euro. Klubi napoletan do të përfitojë gjithashtu 10% të shumës nga një shitje e ardhshme e mundshme. Osimhen ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, me pagë neto prej 15 milionë eurosh në sezon, plus 1 milion bonus besnikërie dhe 5 milionë të tjera si kompensim për të drejtat e imazhit. Një marrëveshje e jashtëzakonshme për të gjitha palët. Kështu përfundon një nga “telenovelat” më të gjata dhe më të ndërlikuara...