Fasoneritë në tkurrje/ Janë mbyllur rreth 150 njësi në vitet e fundit, sipërmarrësit propozojnë 6 masa
Industria e manifakturës po përballet me një nga periudhat më të vështira, ndërsa sektori i fasonerisë vijon të humbasë vende pune dhe kompani. Nga rreth 65 mijë punonjës që kishte dikur kjo industri, sot numri ka zbritur në rreth 40 mijë. Shifrat u bënë publike në një takim të Shoqatës “Manifaktura Shqiptare” me bizneset e sektorit të fasonerisë në qarkun e Elbasanit, kryesisht në fushën e tekstileve. Sipas të dhënave të shoqatës, nga rreth 700 njësi fasonerie që kanë qenë pjesë e saj, rreth 150 janë mbyllur vitet e fundit. Përfaqësuesit e bizneseve në Qarkun e Elbasanit, shprehen se situata po vështirësohet vit pas viti. Rënia e euros, rritja e çmimit të naftës dhe kostot e prodhimit, sipas tyre, kanë ndikuar drejtpërdrejt në aktivitetin e...
Burimi:
javanews.al