Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Farsa elektorale”, Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD dhe opozitës për rikthimin e votës së lirë
👁9551
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte sot në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, nga ku deklaroi se shkoi për të denoncuar “farsën zgjedhore të 11 majit dhe për të mbrojtur votën e shqiptarëve”. Berisha u takua me drejtues të IDU-së dhe përfaqësues të partive të djathta, duke deklaruar se e kanë siguruar se mbështesin “përpjekjet e opozitës shqiptare për rikthimin e votës së lirë”. Sali Berisha tha se PD ka dokumentuar në kohë reale parregullsitë dhe manipulimet, dhe sapo të përfundojë procesi i ankesave, do dorëzojë raportin përfundimtar në kancelaritë kryesore perëndimore. “Ne, çdo gjë e kemi gati...