Farsa elektoral e 11 Majit, kryebashkiaku i Selenicës shpërbleu kryepleqtë për fushatë

Farsa elektoral e 11 Majit, kryebashkiaku i Selenicës shpërbleu kryepleqtë për fushatë

Kryebashkiaku i Selenicës, Nertil Bellaj është kapur në flagrancë duke shpërblyer kryepleqtë për muajt prill dhe maj, si dhe anëtarët e këshillit bashkiak. Në prag të zgjedhjeve vendore të 11 majit 2025, në Bashkinë e Selenicës janë evidentuar raste të pagesave jashtë praktikës normale për kryepleqtë dhe anëtarët e këshillit bashkiak. Dokumentet tregojnë se këto shpërblime, të dhëna në 24 qershor, pasi janë bërë kalimet nga thesari, janë bërë për periudhën prill–maj. Duket pagesat janë përdorur si mjet shpërblimi për angazhimin e tyre në fushatën elektorale në mbështetje të Partisë Socialiste. Këto fonde të bashkisë Selenicë janë shpërndarë pasi kryepleqtë...