Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Familjet shqiptare po shmangin kreditë, BSH: 55% e huave, nga burime joformale!
👁13739
Gjashtëmujori i dytë i 2024 shënoi një rritje të të ardhurave mesatare më të shpejtë se shpenzimet, duke përmirësuar disi bilancin financiar të familjeve shqiptare. Sipas një vrojtimi të fundit të Bankës së Shqipërisë rreth 38% e familjeve raportojnë të ardhura mujore nga 50 deri në 100 mijë Lekë, ndërsa 17% arrijnë në nivelin e 100 deri në 200 mijë Lekë. Në të njëjtën kohë, është vënë re një zhvendosje e ndjeshme drejt niveleve më të larta edhe për sa i përket shpenzimeve, çka tregon një rritje të kostove të jetesës. Në anën tjetër, niveli i huamarrjes ka rënë ndjeshëm...