Familjet e ish-krerëve të UÇK-së shtyjnë takimin me Haxhiun,pas vendimit të Kuvendit

Familjet e ish-krerëve të UÇK-së shtyjnë takimin me Haxhiun,pas vendimit të Kuvendit

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi KOSOVA- Një qëndrim i përbashkët vjen nga familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit pas zhvillimeve të fundit në Hagë. Në një letër të bërë publike nga Altin Krasniqi familjet kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar ndërsa shprehin mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve të Kosovës. Në reagimin e tyre familjet theksojnë se institucionet e Kosovës duhet të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin në raport me Dhomat e Specializuara. Sa i përket takimit me Albulena Haxhiun, familjet bëjnë të ditur se e vlerësojnë komunikimin, por shprehen se preferojnë që takimi të zhvillohet pas vendimit të Kuvendit. Sipas tyre, kjo do të shmangte çdo keqkuptim lidhur me ndikimin e familjeve në vendimmarrjen e...