Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Familja patriotike e Mark Dedës në Berishë të Pukës
Familja patriotike e Mark Dedës në Berishë të Pukës. Mark Deda ishte kryefamiljari i kësaj familje i lindur më 1840. Ai ishte i martuar me Lenën e bija e Dedë Kolës, me të pati 3 djem, Ndocin, Mëhillin dhe Gjergjin. Marku qëndroi në mbrojtje të të drejtave shqiptare duke dalë kundër Reformës së Tanzimatit dhe pse pati presion nga Porta e Lartë. Ai qe përkrahës i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjithashtu në 1882-1885 Marku merr pjesë në kryengritjen për lirimin e krerëve të Lidhjes. Me kalimin e viteve djemtë e Mark Dedës u rritën, djali i madh Ndoci krijoi dhe çetën e tij me luftëtarë shqiptarë. Ishte periudha kur Xhon Turqit kërkonin dorëzimin e armëve nga ana e shqiptarëve, dhe aty filloi dhe konflikti fizik...