Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Familja ime po vuan nga kjo situatë”, nëna e Veliajt letër të hapur për burgosjen e të birit: U përfshimë në një makth kafkian, e arrestuan pa akuzë
Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, është mbajtur në paraburgim prej 5 muajsh pa u ngritur akuza, ndërsa po hetohet nga SPAK. Ai u arrestua nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (“SPAK”) në shkurt, pas akuzave (të cilat ai i mohon) për korrupsion. Deri më sot nuk i është paraqitur ndonjë provë dhe nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare ndaj tij. Megjithatë, ai ka qëndruar në paraburgim gjatë gjithë kësaj kohe. Atij i është mohuar edhe e drejta për vizitë nga ekipi i tij ndërkombëtar ligjor (Mishcon de Reya dhe Kasowitz). Vendimi për vazhdimin e...