Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet në Itali Leonard Mnella i dënuar me 25 vjet burg

Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet në Itali Leonard Mnella i dënuar me 25 vjet burg

Ekstradohet nga Shqipëria në Itali Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela. 56-vjeçari prej vitit 2013 kishte arritur të falsifikonte vdekjen e tij përmes një certifikate të rreme. 56-vjeçari u ekstradua fillimisht nga SHBA në Tiranë në mars 2024, për llogari të autoriteteve italiane. Gjykata e Salernos e ka dënuar me 25 vjet burg për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.
Burimi: Javanews.al