Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet drejt Italisë 56-vjeçari shqiptar, i dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Salernos
Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, 56 vjeç është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë. 56-vjeçari, prej vitit 2013 kishte arritur të falsifikonte vdekjen e tij përmes një certifikate të rreme. 56-vjeçari u ekstradua fillimisht nga SHBA në Tiranë në mars 2024, për llogari të autoriteteve italiane. Gjykata e Salernos e ka dënuar me 25 vjet burg për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha./vizionplus.tv