“Faleminderit për mbështetjen e UÇK-së”/ Balla i shtrëngon dorën Wesley Clark për Kosovën
Kosova dhe lufta e UÇK-së kanë qenë në fokus të takimit që kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi në New York me ish-komandantin suprem të forcave aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin amerikan Wesley Clark. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehu mirënjohjen për rolin e Clark gjatë ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, kur ai drejtoi fushatën ajrore të Aleancës ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviçit. Balla vlerësoi gjithashtu deklarimet dhe dëshmitë e Clark në Hagë lidhur me ish-komandantët e UÇK-së. “Dy herë mirënjohje” ishte mesazhi i Ballës për ish-gjeneralin amerikan, duke iu referuar si rolit të tij gjatë luftës në Kosovë, ashtu edhe qëndrimeve të shprehura prej tij në proceset gjyqësore në Hagë. Takimi u zhvillua në kuadër të...
Burimi:
ntv.al