Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Faktorët joelektoralë ndikuan”, Vangjeli sfidon retorikën e opozitës: Zgjedhjet e 11 majit nuk janë farsë, por…
👁6730
I ftuar në një emision televiziv, analisti Lorenc Vangjeli komentoi mbi akuzat për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit nga kryeministri Edi Rama. Vangjeli theksoi se është e parakohshme të cilësohen zgjedhjet si farsë, duke argumentuar se ende nuk është publikuar certifikimi zyrtar nga OSBE-ODIHR. Sipas tij, zgjedhjet nuk ishin farsë, por përfaqësojnë një realitet të njohur shqiptar, ku faktorë joelektoralë ndikojnë dukshëm në rezultatin përfundimtar. “Vula që i jepet zgjedhjeve duke i konsideruar ato farsë është tmerrësisht e parakohshme dhe e pabalancuar. Ende nuk ka dalë çertifikimi zyrtar i organizmit që është i specializuar për ta bërë një gjë...