Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
👁7207
Edhe pse nuk ka studime të viteve të fundit në Shqipëri, rreth 5% e fëmijëve në vend janë të prekur nga sëmundja e astmës, gjë e cila sipas specialistëve ka pasur trend rritës. “Tek fëmijët për fat të mirë, prevalenca e astmës është akoma e ulët, pra rreth 5 % e popullatës rezulton, te fëmijët në mosha pediatriake bazuar në të dhënat shkencore. Por, ajo çka ne shikojmë në përditshmërinë tonë është vënë re që sëmundshmëria është rritur, sepse dhe vet sëmundjet alergjike në Shqipëri janë rritur si sëmundshmëri, si prevalencë që ne e konsiderojmë”, tha Eris Mësonjësi, mjeke alergologe....