Faik Konica dhe portreti i Shqipërisë së vitit 1905 përmes syve të Edith Durhamit
Një nga shkrimet më interesante të Faik Konicës, botuar në revistën “Albania” në vitin 1905, rikthen në vëmendje udhëtimin e studiueses dhe udhëtares britanike Edith Durham nëpër Shqipëri dhe Ballkan. Në shkrimin me titull “Shqipëria e gjukuar prej një zonje inglize”, Konica analizon librin e Durhamit dhe përshtypjet që ajo kishte krijuar gjatë udhëtimeve të saj në trevat shqiptare. Nga Korça, Kolonja e Përmeti, deri në Tepelenë, Vlorë, Berat, Elbasan, Tiranë, Krujë, Shkodër dhe Mirditë, Durham dokumentoi jetën, zakonet, problemet politike dhe marrëdhëniet shoqërore të kohës. Konica e vlerëson veçanërisht faktin se Durham nuk shkruante për Shqipërinë nga larg, por e kishte përshkuar atë dhe kishte komunikuar drejtpërdrejt me banorët. Për të, vëzhgimet e saj ishin një dëshmi e rëndësishme për mënyrën se si shihej...
Burimi:
kultplus.com