Faik Konica: Anës liqenit…

Faik Konica: Anës liqenit…

Faik Konica Ju ftojmë të lexoni prozën poetike “Anës liqenit” nga Faik Konica Nata po afrohet. Drita e ditës tretet dalë nga dalë: e mbi tjegullat e shtëpive, mbi rrasat e gurëve, mbi fletët e pemëve, përmbi trupat e epta të çupave që shkojnë, një ngjyrë manushaqe – një ngjyrë gushëpëllumbi, si thonë në ca male tona – shtrihet e i mpshtjell. Mbasandej, pak nga pak manushaqet shfletohen. Hijet bëhen të dendura, me të zeza. Njëri pas tjetrit, yjtë çpojnë qiellin, e pikojnë dritë. Nata u afrua. Nata erdhi. E kur afrohet nata, kur vjen nata, më pëlqen të vete të rri anës liqenit. S’është si liqeni i Ohrit me ujra të kulluara si të një rrëkeje, si liqeni i Janinës që shkëlqen si një...