Facebook rrezikon gjobë rekord deri në 10.5 miliardë dollarë, akuzohet se mashtroi 2,1 mln banorë me të dhënat personale në New Mexico!

Facebook rrezikon gjobë rekord deri në 10.5 miliardë dollarë, akuzohet se mashtroi 2,1 mln banorë me të dhënat personale në New Mexico!

Një juri në New Mexico ka vendosur se Facebook mashtroi rreth 2.1 milionë banorë lidhur me përdorimin e të dhënave të tyre personale. Vendimi i jurisë në Santa Fe lidhet me skandalin Cambridge Analytica, ku të dhënat personale të dhjetëra mijëra përdoruesve të Facebook-ut u mblodhën pa dijeninë e tyre dhe u përdorën për qëllime politike. Sipas vendimit, secili prej 2.1 milionë banorëve të shtetit përbën një shkelje të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. Tani pritet që gjyqtari të përcaktojë masën e gjobës. Ligji i New Mexico-s parashikon deri në 5,000 dollarë për çdo shkelje, çka do të nënkuptonte një shumë teorike prej rreth 10.5 miliardë dollarësh. Çështja është një nga pasojat e skandalit Cambridge Analytica, i cili shpërtheu në vitin 2018 dhe shkaktoi një...