Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm
Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, nuk pajtohet me thirrjet e vazhdueshme dhe raportimet se Rusia mund ta sulmojë NATO-n ose Bashkimin Evropian në muajt e ardhshëm, në përpjekje për ta dobësuar mbështetjen e tyre për Ukrainën. Ai thotë se kjo tashmë ka filluar. “Ne nuk po flasim për një luftë konvencionale. Po flasim për të gjitha llojet e provokimeve, të gjitha llojet e akteve të sabotimit, të gjitha llojet e testimeve dhe, padyshim, kjo është diçka që po ndodh derisa ne po flasim”, tha lideri leton për Radion Evropa e Lirë (REL) në një intervistë të zhvilluar në selinë e Kombeve të Bashkuara më 21 shtator. Zyrtarë të inteligjencës evropiane, CIA, madje edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri polak Donald Tusk, kanë paralajmëruar ditët...
Burimi:
syri.net