Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Evropa nën valët e të nxehtit, çfarë është fenomeni i kupolës së nxehtësisë dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”?
Evropa Jugore po përballet me valën e parë të të nxehtit intensiv për këtë verë, me temperatura që arrijnë deri në 46°C në disa zona të Spanjës dhe Portugalisë. Ndërkohë, në disa rajone të Gjermanisë pritet që temperaturat të rriten deri në 40°C në ditët në vijim. Autoritetet në disa shtete kanë lëshuar paralajmërime shëndetësore dhe kanë mobilizuar brigadat e zjarrfikësve për të parandaluar zjarret e mundshme. Spanja dhe Portugalia në kulmin e të nxehtit Në Spanjë, termometri ka shënuar 46°C, ndërsa në Portugali është regjistruar një temperaturë rekord prej 46.6°C në qytetin Mora, rreth 60 kilometra në lindje të...