Evropa Jugore përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia dhe Spanja në alarm të kuq

Evropa Jugore përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia dhe Spanja në alarm të kuq

Evropa Jugore po përballet me një tjetër valë ekstreme të nxehtit, me temperatura të larta që kanë përfshirë disa nga qytetet më të mëdha të Italisë, Spanjës, Greqisë dhe Portugalisë. Ministria italiane e Shëndetësisë ka vendosur 17 nga 27 qytete të monitoruara nën alarmin më të lartë për nxehtësi, përfshirë kryeqytetin Romë, si dhe qytetet kryesore Milano dhe Napoli. Alarmi i kuq nënkupton rrezik të shtuar për shëndetin publik, sidomos për grupet më të cenueshme si të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe personat me sëmundje kronike. Ndërkohë, në Spanjë, agjencia kombëtare meteorologjike AEMET paralajmëroi se ky mund të jetë qershori...
Burimi: Javanews.al