Evis Sala dha dorëheqjen, Klodiana Spahiu emërohet në postin e ministres për Shëndetësi

Evis Sala dha dorëheqjen, Klodiana Spahiu emërohet në postin e ministres për Shëndetësi

Klodiana Spahiu është emëruar ministre e re e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën, e cila një ditë më parë dha dorëheqjen nga ky post. Spahiu ka lindur më 22 maj 1973 në Durrës. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në degën Mjekësi e Përgjithshme, në vitin 1997. Në periudhën 1998-2002 është specializuar në Kardiologji pranë QSUT-së “Nënë Tereza”, në Tiranë. Gjatë karrierës së saj profesionale, Spahiu ka kryer disa specializime në fushën e kardiologjisë joinvazive, përfshirë ekokardiografinë, PU-EKG dhe Eko-Doppler të karotideve, pranë Universitetit Katolik “Sacro Cuore”, Fakulteti i Mjekësisë dhe Kirurgjisë “Agostino Gemelli”, në Romë. Në vitet 2003-2004 ka vijuar studimet pasuniversitare pranë Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa në vitin 2005 ka kryer specializim në Kardiologjinë Invazive, kateterizimin dhe...