Evis Berberi tendera edhe nga Bashkia e Veliajt/ SPAK zbulon komunikimet e kreut të ARRSH me drejtorin në bashki

Evis Berberi tendera edhe nga Bashkia e Veliajt/ SPAK zbulon komunikimet e kreut të ARRSH me drejtorin në bashki

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi kishte krijuar lidhje edhe në bashkinë e Tiranës me qëllim marrjen e tenderave publik. Prokuroria e Posaçme ka zbuluar një komunikim të bërë në vitin 2020, mes shtetasve Evis Berberi, Valter Begaj dhe Erindi Bejko, ky i fundit Drejtor i Përgjithshëm në Bashkinë Tiranë, në kohën e komunikimit. Në këto biseda, shtetasi Evis Berberi e quan ortak të tij shtetasin Valter Begaj. Në datën 02.03.2020, në orën 11:35, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “Erind Bejko ka marrë studimin e godinave private, domethënë si instituti por për kompani private Sh….yt”....
Burimi: Gijotina.com