Evanthi Pango, aktivistja në monitorim intensiv, pasi u godit në kokë gjatë protestës
Evanthi Pango TIRANË-Teksa protesta e studentëve hyn sot në ditën e pestë, disa prej të rinjve ndodhen të shoqëruar në ambjentet e Komisariateve, disa prej tyre presin rikuperimin në spitale, si pasojë e lëndimeve gjatë përplasjeve dhe trazirave në tubim. Një prej tyre është Evanthi Pango, aktivistja 34-vjeçare mbeti e plagosur rëndë në kokë gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë në zonën e “Rrugës së Elbasanit”. Pango u godit në pjesën e ballit nga një bombol e përdorur për shpërndarjen e gazit lotsjellës. Momenti ishte kritik, pasi u raportua se e reja humbi shumë gjak dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës. Edhe sot Pango vijon të mbahet nën monitorim intensiv nga mjekët, por për fat të mirë, nga goditja që...
Burimi:
zeri.ai