Evakuohet Kuvendi i Kosovës, alarm për bombë, seanca e parlamentit shtyhet për në mbrëmje

Evakuohet Kuvendi i Kosovës, alarm për bombë, seanca e parlamentit shtyhet për në mbrëmje

Autoritetet e sigurisë së Kosovës, evakuuan deputetët, mediat dhe të gjithë të pranishmit e tjerë nga ambientet e Kuvendit pas nja alarmi kërcënimi paraditen e kësaj të shtune. Ngjarja ndodhi pak para nisjes së seancës së radhës që ishte planifikuar të mbahej këtë të shtunë. Policia konfirmoi se kishte marrë informacione përmes një mesazhi që thoshte se një mjet shpërthyes ishte vendosur në godinën e Kuvendit. Hetuesit dhe forcat speciale mbërritën në parlament për të bërë veprimet dhe kontrollet përkatëse. “Policia kërkoi evakuimin e të gjithëve nga ndërtesa dhe oborri i Kuvendit, sepse një person ka bërë një telefonatë në...