EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia
Gati 50 persona janë arrestuar në një operacion ndërkombëtar policor kundër një rrjeti të trafikut të drogës, në të cilin bënin pjesë persona nga Ballkani Perëndimor dhe që dyshohet se është i lidhur me vrasje, rrëmbime dhe sulme me granata në vende të ndryshme të Evropës. Hetimi, i mbështetur nga Europol, zbuloi se rrjeti fshihte sasi të mëdha droge në ngarkesa të rregullta tregtare. Kur dërgesat dështonin, droga konfiskohej ose lindnin mosmarrëveshje, anëtarët e grupit dhe familjarët e tyre dyshohet se bëheshin cak i hakmarrjeve të dhunshme. Operacioni kulmoi më 6 tetor, kur policia kontrolloi 42 prona në Slloveni dhe Spanjë. Hetuesit nga këto dy shtete bashkëpunuan me autoritetet kroate, ndërsa arrestimet u koordinuan në kohë reale nga një qendër e mbështetur nga Europol në...
Burimi:
syri.net