Europiani U-23 mbyllet me dy medalje të tjera për Shqipërinë, Kofsha i artë dhe i argjendtë
19 Tetor 2026 8:52 Telesport Është mbyllur me dy medalje të tjera për Shqipërinë turneu i Kampionatit Europian Junior dhe U-23 i peshëngritjes, që u zhvillua në Durrës. Shtangisti Ertjan Kofsha i dhuroi vendit tonë dy medalje në garat e ditës së fundit. Në peshën 95kg të kategorisë U-23, shtangisti kuqezi mori medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 167kg. Në stilin e shtytjes, ai u rendit në vendin e pestë me 200kg, ndërsa në dygarësh, me 367kg, ai mori medaljen e argjendtë. Më herët, Shqipëria kishte siguruar edhe një medalje të bronztë me Samoel Rrasa në stilin e shtytjes, pesha 65kg në kategorinë Junior. Ndërsa Enkileda Carja mori tri medalje të argjendta në peshën 69kg të kategorisë Junior.
Burimi:
telesport.al