Europiani U-17 starton nga “Arena Kombëtare” e Tiranës, Shqipëria e nis me humbje përballë Portugalisë

Europiani U-17 starton nga “Arena Kombëtare” e Tiranës, Shqipëria e nis me humbje përballë Portugalisë

Adriatik BALLA Shqipëria e humbi duelin e saj me Portugalinë, në ndeshjen hapëse të Europianit U-17, aktivitet që për herë të parë zhvillohet në vendin tonë. Ky aktivitet reklamohej prej shumë kohësh nga FSHF dhe vinte në vazhdim të një sërë veprimtarish që ka pritur FSHF me besimin e UEFA-s dhe FIFA-s. Në fillim finalja e Conference League, më pas aktivitete të shumta moshash dhe dje u ngrit një shkallë më lart me organizimin e Europianit për moshën deri në 17-vjeç dhe sikurse dihet FSHF do të organizojë bashkë me Serbinë në verën e vitit 2027 Europianin për U-21. Dje,...
Burimi: Sot.com.al