Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Europa po ”digjet”, Franca mbyll mbi 1 mijë shkolla. Spanja shënon muajin më të nxehtë
Europa është nën ”pushtetin” e flakëve. Franca ka mbyllur më shumë se një mijë shkolla, ndërsa Spanja konfirmoi qershorin si muajin më të nxehtë në histori, teksa një valë ekstreme e të nxehtit ka shkaktuar alarmi në mbarë Evropën. Sipas Shërbimit Europian të ndryshimit të Klimës Kopernikus, Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë, gati dyfish më shumë se mesatarja globale. Në Francë termometri arriti në 41 gradë në disa zona, me 16 departamente që do të jenë në nivelin me të lartë të alarmit dhe 68 në të dytin më të lartë. Rreth 1350 shkolla janë mbyllur pjesërisht...