Europa në alarm sigurie/ Franca dhe Gjermania kërkojnë mburojë tregtare për BE-në: Ekonomia po përdoret si mjet presioni! Ja masat që propozohen

Europa në alarm sigurie/ Franca dhe Gjermania kërkojnë mburojë tregtare për BE-në: Ekonomia po përdoret si mjet presioni! Ja masat që propozohen

Franca dhe Gjermania i kanë propozuar Bashkimit Evropian krijimin e një mekanizmi të ri për reagim të shpejtë ndaj vendeve që dëmtojnë interesat ekonomike të bllokut, në një kohë kur tregtia po përdoret gjithnjë e më shumë si instrument presioni politik, sipas Reuters. Zyrtarët gjermanë thanë se BE-ja ka nevojë për një mjet të fuqishëm, të krahasueshëm me tarifat amerikane të Seksionit 301 ose kufizimet kineze ndaj eksporteve të mineraleve të rralla. Propozimi nuk synon drejtpërdrejt ndonjë shtet të caktuar, por praktika që shtrembërojnë konkurrencën, si dumping-u, subvencionet e gjera shtetërore dhe kufizimet mbi konvertueshmërinë e monedhave. Në një dokument të përbashkët, të publikuar dhjetë ditë para një samiti të BE-së ku pritet të diskutohet edhe çekuilibri tregtar me Kinën, dy vendet paralajmërojnë se shtrembërimet...