EUROPA LEAGUE/ MILANI DEHET NGA DERBI ME INTERIN, HUMBASIN ME DY GOLA NE ‘SAN SIRO’

EUROPA LEAGUE/ MILANI DEHET NGA DERBI ME INTERIN, HUMBASIN ME DY GOLA NE ‘SAN SIRO’

Surpriza e madhe vjen nga “San Siro”, ku Milani ka pësuar një humbje të papritur 0-2 përballë Ferencvárosit, në ndeshjet e Europa League. Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, miqtë hungarezë goditën që në minutat e para të fraksionit të dytë. Lenny Joseph përfitoi nga një gafë e rëndë e portierit Lorenzo Torriani, duke kaluar Ferencvárosin në avantazh. Në minutën e 66-të, ishte sërish Joseph që tundi rrjetën, duke realizuar golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe duke vulosur praktikisht fatin e takimit. Në minutën e 77-të, Ferencvárosi mbeti me një lojtar më pak, pasi Yusuf Bamidele u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Mario Gila. Megjithatë, kjo nuk ndryshoi asgjë në rezultat. Në fund, Milani dorëzohet...