EUROPA LEAGUE/ JUVENTUS FITON NE TRANSFERTE, LEVERKUSEN BEHET PER ASPIRINA, CELTIC JEP SPEKTAKEL
Janë mbyllur ndeshjet e radhës të ditës në Europa League, të vlefshme për javën e katërt, ku nuk kanë munguar golat, emocionet dhe rezultatet surprizë. Vëmendjen kryesore e mori Juventusi, që triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertën ndaj AZ Alkmaar, duke siguruar një fitore me shumë vlerë. Bardhezinjtë e zhbllokuan sfidën në minutën e 19-të, kur Teun Koopmeiners dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me të majtën, pas asistit të Kolo Muanit. Sulmuesi francez u shndërrua më pas në protagonist, duke dyfishuar shifrat në minutën e 37-të me një goditje brenda zonës, pas një gabimi në vendosjen e mbrojtjes vendase. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Juventusit. Holandezët provuan të riktheheshin në lojë dhe arritën të shënonin golin...
Burimi:
ntv.al