Europa i hap krahët Shqipërisë, por nga Brukseli vjen edhe një apeli i fortë për qytetarët 

Europa i hap krahët Shqipërisë, por nga Brukseli vjen edhe një apeli i fortë për qytetarët 

Parlamenti Europian shpreh mbështetjen për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, por paralelisht kërkon që ky proces të mos mbetet vetëm në duart e institucioneve dhe politikës. Në një videomesazh, eurodeputeti slloven Matjaz Nemec, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, e cilësoi integrimin e Shqipërisë si një përgjegjësi të përbashkët të institucioneve europiane dhe shoqërisë shqiptare. Ai apeloi që qytetarët të kenë një rol më të madh në këtë proces. “Zgjerimi i BE-së është një përpjekje e përbashkët. Rruga e Shqipërisë drejt BE-së është një përgjegjësi e përbashkët. Parlamenti Europian qëndron përkrah jush në këtë rrugëtim”, deklaroi Nemec. Sipas tij, integrimi europian nuk duhet të shihet thjesht si një proces politik apo institucional, pasi në qendër të tij duhet të jenë zërat, aspiratat dhe shqetësimet e qytetarëve...