Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Europa “digjet” nga i nxehti, temperaturat ekstreme detyrojnë autoritetet të mbyllin shkollat
Kontinenti Europian e veçanërisht pjesa jugore e tij po përjetojnë një nga valët më të nxehta edhe këtë të martë. Shtetet si Portugalia, Spanja, Franca, Italia dhe të tjerë janë vënë në gatishmëri, ndërsa kanë marrë një sërë masash për të minimizuar dëmet shëndetësore dhe mjedisore. Në Francë janë mbyllur më shumë se 1350 shkolla për shkak të temperaturave të larta, pasi rezultuan rrezikshme për nxënësit dhe mësuesit. Parisi ka aktivizuar alarmin maksimal të rrezikut dhe kulla Eiffel është mbyllur për vizitorët. Kryeministri i vendit anuloi të gjitha takimet për të monitoruar situatën në kohë reale. Edhe monumenti historik Atomium në...