Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Serbinë pas nderimeve ndaj Ratko Mladiçit
Partia liberale austriake NEOS, i ka kërkuar Komisionit Evropian të pezullojë negociatat e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, si dhe pagesat nga fondet evropiane, pas reagimeve të përfaqësuesve të autoriteteve serbe ndaj vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mladiç. Eurodeputeti austriak i NEOS, Helmut Brandstetter, deklaroi se autoritetet serbe kanë kaluar një “vijë të kuqe” duke nderuar një person të dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. “Ratko Mladiç u dënua për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Kur përfaqësues të autoriteteve të një vendi kandidat për anëtarësim në BE glorifikojnë një person të tillë pas vdekjes së tij, është kaluar vija e kuqe”, tha Brandstetter. Sipas tij, një qëndrim i tillë përbën “tallje me viktimat dhe familjet e tyre” dhe është...
Burimi:
vizionplus.tv