Euro zhvlerësohet më tej, Këmbehet për 97.64 lekë, niveli më i ulët ndër vite

Euro zhvlerësohet më tej, Këmbehet për 97.64 lekë, niveli më i ulët ndër vite

Monedha europiane ka shënuar një tjetër rënie të ndjeshme në kursin e këmbimit duke zbritur në nivelin më të ulët për këtë vit, 97.64 lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, euro ka humbur 2.67% të vlerës, duke e përforcuar më tej tendencën e dobësimit që po shoqëron prej muajsh tregun valutor vendas. Prurjet e larta të euros në vend përmes turizmit, emigracionit dhe investimeve, po krijojnë një ofertë të tepërt që nuk përthithet nga kërkesa e brendshme sipas ekspertëve. Gjithashtu, mungesa e balancës mes importeve dhe eksporteve shton presionin mbi monedhën e përbashkët, duke e bërë...
Burimi: Top-Channel.tv