No Image Available

Euro U17 në Shqipëri/ Italia kampionia në fuqi dhe Portugalia nënkampione, Franca i ‘kërcënon’

Kampionati Europian nën 17 vjeç nisi dje në Shqipëri, ku kuqezinjtë e vegjël u mundën 0-4 nga Portugalia dhe Franca kaloi Gjermaninë 0-3. Sot radha e dy ndeshjeve të Grupit B. Italia e Masimiliano Favos do të përpiqet të mbrojë titullin e fituar një vit më parë në Qipro (por me vetëm një të mbijetuar, sulmuesin e Empolit, Tomas Kampanielo). Në anën tjetër Anglia përballet në Rrogozhinë me Belgjikën. Ndërkaq krahasuar me vitin 2024, formula ka ndryshuar. Faza finale jo më me 16 ekipe, por vetëm 8, të gjitha fituese të grupeve kualifikuese të Ligës A, përveç vendit pritës Shqipërisë...
Burimi: Sportiim.al