Burimi:
Sportiim.al

Euro U17 2025 / FSHF dhe Policia e Shtetit, takim informues në kuadër të Europianit
👁6486
Në kuadër të organizimit të Kampionatit Europian UEFA U-17 në Shqipëri, u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” një takim mes drejtuesve të shërbimeve të Policisë së Shtetit të qyteteve Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Elbasan, si dhe përfaqësuesve të Policisë Kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Rinas. Qëllimi i këtij takimi ishte informimi për eventin UEFA EURO 2025 për moshat U-17, i cili do të zhvillohet nga data 19 maj deri më 1 qershor, në stadiumet “Arena Kombëtare”, “Niko Dovana”, “Elbasan Arena” dhe “Arena Egnatia”. Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu mbi koordinimin dhe marrjen e masave të sigurisë për këtë event...