Euro U-17 për vajza/ Shqipëria fiton 7-2 ndaj Azerbajxhanit dhe e mbyll raundin me sukses
Kombëtarja U-17 e vajzave e mbylli me fitore raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2027 për këtë grupmoshë, duke triumfuar me rezultatin 7-2 ndaj Azerbajxhanit në stadiumin “Niko Dovana”. Trajnerja Cyme Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion: Haxhija (GK), Jahelezi, Gola, E. Hasanaj, T. Hasanaj, Hoxha, Maksuti, Kola, Wintz, Kuka, Kronaj. Në pjesën e dytë u aktivizuan gjithashtu Celaj, Ahmetaj, Cifliku, Avdiaj dhe Kore. Vajzat kuqezi zhvilluan një ndeshje të mirë dhe dominuan takimin, duke shënuar shtatë gola dhe duke siguruar një fitore të rëndësishme në përballjen e fundit të këtij raundi. Shqipëria e nisi menjëherë në avantazh, me Kukën, e cila shënoi në minutën e 4-t. Wintz realizoi dy herë, në minutat 27 dhe 43, ndërsa Hoxha shënoi dy gola të tjerë...
Burimi:
sportekspres.com