Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
EURO U-17 / Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen e dytë të Grupit A
👁11776
Skuadra kombëtare U-17 e Shqipërisë ka rifilluar përgatitjet për ndeshjen e ardhshme në Grupin A të Kampionatit Europian, ku do të ndeshet me Gjermaninë. Lojtarët zhvilluan një seancë të lehtë në palestër dhe trajtim fizioterapeutik, ndërkohë që ata që nuk luajtën ndaj Portugalisë u aktivizuan në fushë, duke punuar kryesisht me topin dhe duke u përqendruar në skenarë të ndryshëm lojërash. Përgatitjet përballë Gjermanisë, ndeshja e dytë në grup, do të përfundojnë nesër, ndërsa takimi është planifikuar të zhvillohet të enjten më 22 maj në “Elbasan Arena” me fillim në orën 18:00.