Euro prek rekordin historik, zbret në 96 lekë. Ekspertët zbulojnë shkaqet

Euro prek rekordin historik, zbret në 96 lekë. Ekspertët zbulojnë shkaqet

Euro ka zbritur në nivelin më të ulët historik në tregun vendas, duke u këmbyer këtë të mërkurë në nivelet e 96 lekëve, një rekord historik që vjen në mes të sezonit turistik dhe lë ekonomistët të shqetësuar. Fluksi i turistëve, remitancat dhe sezonaliteti tradicional e kanë rritur ndjeshëm ofertën, duke ulur vlerën e monedhës europiane. Sezoni turistik dhe përdorimi masiv i euros për pagesa po e mbajnë në presion të vazhdueshëm monedhën europiane. Edhe dërgesat nga emigrantët kanë arritur kulmin gjatë kësaj periudhe, duke forcuar më tej lekun. Ekspertët paralajmërojnë se, pa ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë, euro mund...