Euro prek minimumin historik, këmbehet me 96.5 lekë. Ekspertët: Fitojnë importuesit humbin eksportuesit

Euro prek minimumin historik, këmbehet me 96.5 lekë. Ekspertët: Fitojnë importuesit humbin eksportuesit

Gjatë javës së parë të gushtit, euro preku një minimum të ri historik, duke rënë poshtë nivelit të 97 lekëve. Këtë të premte, në pikat e këmbimit valutor, një euro blihet për 96.5 lekë. Ky nivel i ulët, sipas ekspertëve, shpjegohet me ndikimin e turizmit në treg, një fenomen i përvitshëm. “I vetmi justifikim i mundshëm për rënien mund të jetë pjesa e turizmit. Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe po sillen çdo ditë e më tepër para, dhe ndoshta ky është faktori kryesor që ka çuar në një forcim edhe më të madh të monedhës vendase. Kjo është arsyeja kryesore, mendoj, për këtë rënie në minimumin historik të euros në këto ditë të fundit”, thot Klodian Muço – Ekspert për ekonominë. Por ndryshe...