Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve
Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën në rënie të mëtejshme dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 91.1 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Rënia vjetore e kursit Euro-Lek po zgjerohet më tej dhe ka arritur nivelin 6.1%. Sipas ekspertëve të tregut të këmbimeve valutore, tregu po shfaq kërkesë të dobët për Euro, ndërsa oferta e monedhës europiane ngelet e lartë. Veç prurjeve nga turizmi që tashmë janë të pranishme pothuajse gjatë gjithë vitit, burimet shprehen se një ofertë e larta e Euros po vjen edhe nga transaksionet automatike financiare që procesohen nëpërmjet sektorit bankar, si blerjet me karta krediti në valutë apo të ardhurat...
Burimi:
javanews.al