Eunukët e Orientit ”Ndërsa turqit e rinj po plaçkitnin pallatin pas rrëzimit të Sulltan Abdulhamidit II, eunuku i tij, “Cevher Aga”, nuk tregoi vendndodhjen e fshehtë të thesareve të pallatit, gjë që i kushtoi jetën.”

Ekrem Buğra Ekinci Haremët dhe eunukët janë ndër çështjet më të çuditshme të jetës së dikurshme orientale. Disiplina e haremit, ku ishte e pamundur të ndeshje qoftë edhe një mizë mashkullore, trajtohej nga eunukët. Falë tyre, pallati nuk u bë dëshmitar as edhe i një skandali të vetëm në gjashtë shekuj Shtëpitë e botës orientale kishin një pjesë të quajtur “harem”, ku jetonin vetëm gratë, dhe çdo mashkull i huaj ndalohej të hynte. Kishte disa shërbëtorë që merreshin me disiplinën në harem dhe kontaktin e tij, me botën e jashtme. Këta persona, eunukë të zinj, përbënin një nga çështjet më të çuditshme në histori. Rruga Afrikë-Stamboll Duhet të sqarohet se punësimi i eunukëve nuk është një praktikë unike për osmanët: Është parë gjithashtu në Romë,...