Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Tandemi i Edi Ramës dhe Sali Berishës do të jetë objekt i vazhdueshëm studimesh për njerëzit e komunikimit dhe mbase në të ardhmen edhe për studiuesit e filozofisë politike. Të aftë të thonë të kundërtën e asaj që shihet hapur dhe zhvillohet rëndom në vend, të pamundur për t’u dorëhequr edhe kur morali nuk u tregon rrugë shpëtimi, ata drejtojnë vendin në pozitë dhe opozitë pa u shqetësuar nga asgjë. Kjo politikë nuk bëhet vetëm me akte dhe me rezultatet e zgjedhjeve apo me ligjet që prodhohen, por edhe me mënyrën sesi politika flet. Kjo është një fushë që studimi i etnografisë së komunikimit e ndriçon qartë në rastin shqiptar. Për të kuptuar këtë, duhet nisur nga vetë koncepti i etnografisë së komunikimit, i ndërtuar...