Estetika e rrëfimit kinematografik dhe prodhimet që synojnë skenën e Oscar

Estetika e rrëfimit kinematografik dhe prodhimet që synojnë skenën e Oscar

Festivalet më të rëndësishme të filmit kanë ulur siparin, ndërsa skena ndërkombëtare e artit shtrin sytë nga ngjarja më e madhe e kinematografisë botërore. Sezoni i çmimeve Oscar 2027 ka dhënë shenjat e para të një gare të ethshme, ku prodhimet më emblematike të vitit janë rreshtuar në pritje të vlerësimit të Akademisë. Mes premiera, fushatave intensive dhe pritshmërive të larta për natën e madhe të 14 marsit, vëmendja e kritikëve është përqendruar te 13 filma që sfidojnë kufijtë e zhanreve dhe premtojnë të rigjallërojnë magjinë e ekranit të madh. Në qendër të kësaj gare qëndron “The Odyssey”, vepra e radhës e regjisorit titan Christopher Nolan. Pas triumfit të bujshëm me Oppenheimer, Nolan kthehet me një adaptim monumental të epikës homerike, duke bashkuar një kast...