Esmihan Hanëmi, nëna e Ali Pashë Tepelenës, simbol i një egërsie të pashoqe. Po a ishte vërtetë e tillë?

Esmihan Hanëmi, nëna e Ali Pashë Tepelenës, simbol i një egërsie të pashoqe. Po a ishte vërtetë e tillë?

Nga Dorian Koçi Ky është një ilustrim i hershëm i nënës së Ali Pashë Tepelenës. E ëma, Esmihan Hanëmi (Hanko), ishte bija e Zenel Beut të Konicës, feudalit më të fuqishëm shqiptar të asaj zone. Nëpërmjet beut të Konicës, me vajzën e të cilit qe martuar, Veli Beu, i ati i Ali Pashë Tepelenës  u lidh fort me familjet më të rëndësishme të vendit. Në librin e vet për Ali Pashën, Aravatinos thotë se dera e Konicave ishte pasardhëse e Kastriotëve. Por ky fakt nuk i qëndron vërtetësisë historike. Vetë Faik Konica, një nga pasardhësit e shkëlqyer të kësaj dere,...